Superliga shqiptare e futbollit ka nisur sot me raundin e 21-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 13:30, aty ku Laçi dhe Teuta ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Në 17:00 zhvillohen dy duele të tjera. Tirana pret Skënderbeun në "Air Albania", ndërsa Vllaznia dhe Partizani përballen në "Loro Boriçi".

Në Laç, vendasit barazuan 1-1 me Teutën. Të parët në epërsi kaluan bardhezinjtë e Mirel Josës me supergolin e Kryeziut në të 24 minutë. Kur u duk se vendasit do merrnin tri pikë, Peposhi në të 86' vendosi ekuilibrat për 1-1. Laçi me 26 pikë është në mesin e tabelës, ndërsa Teuta me vetëm 18 pikë mban vendin e fundit dhe ka 13 ndeshje radhazi që nuk merr fitore.

Superliga, java 21:

E dielë

13:30 Laçi 1-1 Teuta

17:00 Tirana - Skënderbeu

17:00 Vllaznia - Partizani

E hënë

13:30 Egnatia - Erzeni

17:00 Dinamo - Kukës