Kryeministri Rama ka publikuar një video nga spitali i Sëmundjeve të Brendshme. Ai shkruan se me këtë godinë të re, rritet standardi i kujdesit shëndetësor.

 

“MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme, një tjetër investim i ri, që hap dyert pas pak ditësh, duke rritur standardin e kujdesit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.