Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka pritur me trishtim ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

 

 

“Lajm i trishtë! Miku i shqiptarëve, Silvio Berlusconi, ndahet nga jeta. U prehtë në paqe!”- shkruan Begaj në mesazhin e ngushëllimit.

 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin San Raffaele në Milano. Ai humbi jetën në moshën 86- vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore, teksa prej 4 ditësh gjendej shtruar në reaminacionin e kardiologjisë.

 

 

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011.