Ish deputeti socialist Vladimir Kosta është parë sot pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku sipas burimeve është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Bëhet me dije se Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn.

 

Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë.