Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Ankaranë më 3-4 qershor për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të detyrës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe për të zhvilluar bisedime të nivelit të lartë.
Në një deklaratë nga NATO thuhet se Stoltenberg do të vizitojë Ankaranë më 3-4 qershor.
Stoltenberg do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të detyrës së presidentit Erdoğan më 3 qershor dhe krahas presidentit Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me zyrtarë turq të nivelit të lartë.
Në një deklaratë të bërë dje, Stoltenberg njoftoi se pas zgjedhjeve në Türkiye dëshiron të rifillojë dialogun për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se do të vizitojë Ankaranë për të biseduar për këtë çështje./AA