Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se sulmet kundër territoreve ruse kryhen me topa dhe raketa të prodhuara në vendet Perëndimore.

Në kryeqytetin Moskë, Peskov bëri deklarata për gazetarët lidhur me çështjet aktuale.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me sulmet që ushtria e Ukrainës ka kryer kundrejt qytetit Belgorod, Peskov deklaroi se: "Kjo ka qenë e mundur sepse administrata e Kievit nuk ka nguruar nga goditja e objektivave civile dhe jo të elementëve ushtarake si dhe nga përdorimi i bombave thërrmuese duke kryer sulme ndaj qendrës së qytetit".

"Në qendër të qytetit nuk ndodhen elementë ushtarakë. Sigurisht ushtria jonë do të vazhdojë të bëjë më të mundurën e saj për të minimizuar fillimisht këtë rrezik dhe më pas ta eliminojë plotësisht atë. Për këtë vazhdon operacioni special ushtarak", tha Peskov.

Duke bërë të ditur se sulmet në territoret ruse kryhen me armë të prodhuara në vendet Perëndimore, Peskov tha se "Sulmet ndaj territoreve tona, elementëve civile dhe qendrës së qytetit Belgorod para Vitit të Ri u kryen me topa dhe raketa të prodhuara në Gjermani, Francë, Itali, SHBA dhe vende të tjera. Këtë nuk duhet ta harrojmë".

Ndërkohë Peskov nuk ka komentuar mbi pyetjen lidhur me deklaratën e SHBA-së se "Rusia ka kryer sulme ndaj Ukrainës me armë të prodhuara në Korenë e Veriut"./aa