Disa mama të famshme e kanë zakon t’i publikojnë fëmijët e tyre në rrjetet sociale menjëherë pasi vijë në jetë. Të tjera zgjedhin mos t’ja zbulojnë portretin për publikun. Në këtë kategorinë e dytë bën pjesë edhe Olta Boka.

 

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” këngëtarja tregoi edhe arsyen që fshihet pas vendimit për ta mbajtur portretin e vogëlushes së saj të fshehtë.

 

Ajo tha se Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo.

 

“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj.”- zbuloi Olta.