“El Comercio” në Spanjë “hedh bombën” duke aluduar se e fejuara e Gerard Pique, Clara Chía, për të cilën ish-mbrojtësi u nda nga Shakira, e ka tradhëtuar me Pep Guardiola-n.

Portali në fjalë shkruan se biondja 23-vjeçare ka pasur një hsotori sekrete me trajnerin aktual të Manchester City, i cili ka drejtuar Pique në fushën e lojës deri në vitin 2013 kur u largua nga Barcelona.

 

Edhe pse një hipotezë e pavërretuar, mediat shtojnë se pasi mësoi për tradhtinë e Pique me një avokate të re, Clara Chía u hakmorr duke flirtuar me ish-trajnerin e tij.

 

Gjithsesi, çifti duket se nuk është shqetësuar aspak nga këto zëra, sepse nëse hedhim një vështrim të shpejtë në Insdtagram, lidhja e tyre vijon e qetë.