Një 20-vjeçar me kombësi shqiptare i identifikuar si Enriko Aliaj humbi jetën të premten në mbrëmje pasi u godit nga një armë zjarri në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s.
Një dramë familjare që për momentin është e mbuluar me mister.
I dyshuari kryesor është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Megjithatë dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende larg qartësisë, pasi nuk përjashtohet as që të ketë qenë jo një veprim vrastar me dashje, por një aksident tragjik.
Prokuroria Publike e Piacenzas ka hapur dosjen e vrasjes në lidhje me vdekjen e 20-vjearit Enriko Aliaj mbrëmjen e djeshme.
Në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.
Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar dhe Enriko Aliaj.