Me fillimin e “Shekullit të Türkiyes”, rruga drejt ngritjes së Türkiyes është tani para nesh, tha presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan në ceremoninë e inaugurimit të tij.
“Türkiye hyri në një rrugë të re pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultateve. Shekulli i Türkiyes ka filluar dhe dyert e rritjes së vendit tonë janë hapur”, tha ErdoÄŸan në ceremoninë në kompleksin presidencial në Ankara, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të nivelit të lartë nga dhjetëra vende.
Më herët, ErdoÄŸan bëri betimin e tij në parlamentin e Türkiyes.
“Shpresoj se ky mision i lartë do të jetë i mbarë për kombin tim, të cilit ia kam kushtuar jetën, për të gjitha pjesët e vendit tonë të zemrës dhe për njerëzimin. Shpresoj se nuk do ta zhgënjejmë kombin tonë të dashur që më besoi, partinë dhe aleancën”, tha ErdoÄŸan.
“Nuk do t'ia zhgënjejmë besimin popullit, do të vazhdojmë të prodhojmë vepra dhe shërbime për Türkiyen”, theksoi ai.
Presidenti turk u zotua se do t’i përqafojnë të gjithë 85 milionë njerëzit e Türkiyes, pavarësisht nga pikëpamja e tyre politike, origjina dhe besimi.
“Do të vazhdojmë ta thurim së bashku 'Shekullin e Türkiyes' me kabinetin e ri”, tha ErdoÄŸan.
Türkiye më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.
ErdoÄŸan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal KılıçdaroÄŸlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare.
Po ashtu, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e ErdoÄŸanit dhe aleatët e saj fituan gjithashtu shumicën në parlament më 14 maj./AA