Palestinezja Ummu Muhammed, përjetoi dhimbjen e humbjes së dy djemve të saj brenda dy ditëve në sulmet e izraelite kundrejt Rripit të Gazës.

Kanë qenë zemërthyese lutjet e nënës së 18-vjeçarit Hamza i cili u vra në sulmin e kryer nga forcat izraelite ndaj kampit të refugjatëve Al-Bureij që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës nën bllokadë.

Duke përqafuar trupin e djalit të saj në spitalin Dëshmorët e Aksasë, Ummu Muhammed shpërthen në lot dhe u shpreh: "Djali im dje më tha se kishte ftohtë. Nuk e prisja që ai sot të bëhej dëshmor. Po ta dija do t’i kisha sjellë batanije dimërore".

Nëna e pikëlluar, në përpjekje të ngrohë trupin e djalit të saj Hamza mbulon me batanije trupin e mbështjellë me qefin, ndërsa të pranishmit preken nga fjalët e saj kur ajo pyet "Biri im a ke ftohtë?".

Nëna palestineze Ummu Muhammed e cila përjetoi dhimbjen e humbjes së djalit të dytë të saj brenda dy ditëve, i dha lamtumirën djalit të saj me fjalët "Dje varrosa vëllain tënd të madh Muhamedin me duart e mia, ndërsa sot do të varros ty. Nëna për ju jetonte".

Ndër të tjera nëna e pikëlluar palestineze, tha se asaj i ka mbetur vetëm djali Ibrahim dhe se ka frikë se edhe ai mund të vritet në sulme./aa