Një 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi në banesën e saj është gjetur armë narkotike dhe një armë zjarri tip pistoletë.

 

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj të resë me inicialet U. Sh.,  i gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit.

 

Në operacionin e koduar “Magnum”, zhvilluar nga Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  janë shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit K. M., dhe G. T.