Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

 

Policia bën me dije se si rezultat i operacionit policor u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshëm.