Hakan Fidan, i cili u emërua ministër i Jashtëm në kabinetin e ri të shpallur nga Erdogan, mori mesazhe urimi nga Azerbajxhani, Franca, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), Ukraina, Estonia dhe Suedia.
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov, e ka uruar Fidanin në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe i ka uruar sukses në detyrën e re.
Bayramov tha se ka besim se marrëdhëniet vëllazërore dhe aleancë midis Azerbajxhanit dhe Turqisë do të forcohen.
Catherine Colonna, Ministrja e Jashtme e Francës, ka shpërndarë një mesazh urimi në turqisht nga llogaria e saj në rrjetet sociale ku shkruhej "Urime, zoti Hakan Fidan. Shihemi së shpejti për të vazhduar bashkëpunimin mes Francës dhe Turqisë, veçanërisht në fusha të tilla si paqja dhe stabiliteti rajonal, dialogu brenda NATO-s dhe problemet globale".