Kryeministri Dritan Abazoviç nëpërmjet një reagimi në “Twitter” ka deklaruar se Mali i Zi është i gatshëm të mirëpresë raundin e radhës të takimeve, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

 

 

Ai është shprehur se kjo mund të bëhet me përfshirjen e zyrtarëve europianë dhe amerikanë.

 

 

Abazoviç, përmes një postimi në Twitter pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Forumit të Prespës që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se “promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi“.

 

“Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.