Në deklaratën e bërë nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit, thuhet se janë marrë masa për postimet me  informacione të rreme ose të pasakta të bëra në llogaritë e rrjeteve sociale për tërmetin.

Në deklaratë theksohet se ka nisur një hetim  në lidhje me postimet me komente dezinformative, deklarata dhe shpjegime që përhapin informacione të rreme ose të pasakta, të shtrembëruara dhe të pavërteta vetëm për të krijuar ankth, frikë apo panik në publik.