Prokurorët italianë kanë hapur një hetim ndaj këngëtarit, Brian Molko, pasi e quajti publikisht kryeministren italiane, Giorgia Meloni “raciste” dhe “fashiste”, sipas raporteve të mediave lokale.

 

Grupi po performonte javën e kaluar në festivalin Sonic Park në Stupinigi jashtë Torinos kur Molko hodhi fyerje nga skena për Giorgia Melonin.

 

“Giorgia Meloni fashiste, raciste”, bërtiti Molko në italisht, siç shihet në videot e fansave nga koncerti të postuara në rrjetet sociale.

 

Prokurorët në Torino nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për konfirmim.

 

Meloni, 46 vjeç, kryeson qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Kodi penal i Italisë dënon me një gjobë që varion nga 1,000 deri në 5,000 euro (858 deri në 4,290 £) këdo që “shpif publikisht për republikën”, e cila përfshin qeverinë, parlamentin, gjykatat dhe ushtrinë.