Flakë zjarri kanë shpërthyer në urën e Dajlanit në Durrës këtë të diel.

 

 

Burime bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë hapësirën e gjelbër te zona e Urës së Dajlanit, në hyrje të zonës së plazhit. Në zone kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.