Një 70 vjeçar është arrestuar në Peshkopi pasi përplasi një këmbësore me automjetin e tij tip ‘Benz’. Në pranga ka rënë i moshuari I.H i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Ndërsa këmbësorja S.T ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.