Ka kaluar një muaj nga finalja e Botërorit të Katarit 2022 dhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni e kujton me shumë emocion, sidomos kur flet për Lionel Messin.

 

 

 

“Ai është një lider futbolli, mund ta shihni këtë, por kur flet thotë gjithmonë fjalët e duhura. Kurrë nuk kam parë atë që ai transmeton te shokët e tij, jo vetëm si futbollist, por edhe si person. Është e vështirë, mund të flas për këtë, por njerëzit duhet të përjetojnë atë që ai transmeton kur flet. Shokët e tij të skuadrës e shikojnë me admirim, është shumë e vështirë të shpjegohet” – Tha ai në emisionin e njohur “Universo Valdano”.