Kombëtarja shqiptare e mbylli me fitore 3-1 miqësoren e fundit përballë Azerbajxhanit, përpara EURO 2024, të luajtur në “Haladas Stadium” të Hungarisë.

Golat e fitores u shënuan nga Nedim Bajrami në minutën e 12-të të pjesës së parë dhe Rei Mnaj në të 82-tën e Qazim Laçi në të 88-ën.

Trajneri Sylvinjo hodhi në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Porta iu besua Strakoshës. Në mbrojtje në të djathtë u kthye Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti zuri vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dha minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijuan dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

Kombëtarja e nisi me vrull ndeshjen duke u munduar ta qarkullojë shpejt topin,për të krijuar mundësi të mira për qendërsulmuesin Broja.

Në minutën e 10-të Broja ul topin për Seferin, ky i fundit vonohet në kufijtë e zonës në tentativën për të gjuajtur dhe pasimi për Asanin devijohet nga mbrojtja.

Ishte Nedim Bajrami, i cili në minutën e 12-të shënoi, pas një gjuajtjeje të fortë nga jashtë zonës, që e gjeti të papërgatitur portierin mik, duke ia bërë të pamundur reagimin.

Minutat 23 e 24 i takuan miqve, të cilët rrezikuan seriozisht portën e Strakoshës.

Ishte përsëri Nedim Bajrami që në minutën e 39-të pas një goditje mjeshtërore dënimi nga jashtë zone, e detyroi portierin azer ta grushtojë mbi traversë.

Në minutën e 45-ë Azerbajxhani mori një faull përpara zonës, por gjuajtja ishte mbi traun e portës.

Pjesa e dytë nisi me katër zëvendësime për kuqezinjtë, pasi Silvinjo hodhi në fushë Manaj, Mihaj, Aliji dhe Hoxha në vend të Asanit, Brojës, Mitajt dhe Gjimshitit.

Në minutën e 61-të Qazim Laçi hyri në vend të Seferit.

’64-t Rei Manaj provoi me kokë pas një goditjeje këndi, por topi përfundoi jashtë.

Dy minuta me vonë po Manaj pas një depërtimi në zonë portieri azer bëhet shpëtimtar, duke e grushtuar topin.

Në ’72 sulmuesi Emreli rrezikoi portën e Kombëtares, por Strakosha u tregua në lartësinë e duhur, duke i mohuar golin azerëve.

’78 Ajeti i la vendin Ismajlit.

Minuta e 81-të solli golin e dytë për kuqezinjtë. Pas një aksioni të rrjedhshëm nga krahu i majtë i sulmit, Rei Manaj, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes azere shfrytëzoi krosin e ardhur drejt zonës dhe shënoi për Kombëtaren.

’85 Strakosha u bë përsëri shpëtimtar i portës, duke pritur një gjuajtje me të jashtmen nga lojtari azer.

Minuta e 88-të, Bajrami depërtoi mjaft mirë nga krahu i majtë i sulmit, duke ia pasuar topin Laçit, i cili me mjaft klas e qetësi shënoi golin e tretë për Kombëtaren kuqezi.

Në minutën e 90-të Azerbajxhani shënoi golin e “flamurit”, pas një krosimi nga e djathta e sulmit, Gurbanli doli zbuluar brenda zonës duke shënuar.

Kombëtarja kuqezi mbylli kështu me dy fitore përgatitjet për Europianin “Gjermani 2024”./ata