Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka propozuar një platformë bashkimi mes demorkatëve.

 

Në  mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj force politike, Bardhi ka propozuar organizimin e partisë nga seksioni e lartë.

Bardhi është shprehur se duhet të bëhen përpjekje për të bashkuar demokratët nëpërmjet procesi organizimi.

 

Ndërkohë deputetja Dhurata Çupi,  ka propozuar që Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi të drejtojnë partinë.