Policia e Matit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, të  cilët kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit.

 

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celualarë.

 

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .

 

“Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër)”, njofton policia e Matit.