Mesditën e sotme ka rënë një zjarr në parkingun e një pallati, në Unazë të Re.

 

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se janë djegur disa automjete.

 

Ndërkohë shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit.

 

Deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

 

“Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

 

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.