Një qytetare është gjetur pa shenja jetë në Mamurras. Sipas policisë 82-vjeçarja G.L, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në një kanal pranë banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetë.

 

Gjithashtu sqarohet se e moshuara ishte deklaruar e humbur më datë 11.08.2023 nga familjarët e saj.

 

“Rreth orës 14:30, në një kanal në afërsi të banesës së saj, në Mamurras është gjetur pa shenja jete, shtetasja G. L., 82 vjeçe.

 

Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Paraprakisht dyshohet se shtetasja G. L. është rrëzuar aksidentalisht në këtë kanal dhe për këtë shkak, ka humbur jetën. Kjo shtetase, më datë 11.08.2023, është deklaruar e humbur, nga familjarët e saj.

 

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.