Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar pas sulmit rus në digën e Nova Kahovkës të Ukrainës.

 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa e ka konsideruar si të paprecedentë ai shtoi se do paraqesë propozimin e tij për ndihmë për zonat e përmbytura pas sulmit në një digë ukrainase në Samitin e qershorit.

 

Ndër të tjera ai tha se Rusia do të mbajë përgjegjësi për sulmin.

 

“Shkatërrimi i infrastrukturës civile është padyshim një krim lufte, dhe ne do të mbajmë Rusinë dhe përfaqësuesit e saj përgjegjës. Do ta ngre këtë çështje në qershor në Këshillin Evropian dhe do të propozoj më shumë ndihmë për zonat e përmbytura. Mendimet e mia janë me të gjitha familjet në Ukrainë të prekura nga kjo fatkeqësi ”, përfundon presidenti i Këshillit Evropian.