Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin e Le Mans-it këtë verë.
Sipas The Telegraph, Braverman i referohet një studimi të brendshëm, të porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.
Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në zonën e Kukësit tregon se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç, dëshirojnë të lënë atdheun e tyre dhe të shkojnë në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit me varka të vogla.
Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët, sipas The Telegraph.
Media britanke nënvizon se ky zhvillim vjen pasi kryeministri Rishi Sunak përshëndeti një rënie me 90% të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit.
Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar, në 151 në qershor 2022, sipas të dhënave britanike.
Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.
Home Office ka intensifikuar goditjen ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Kryeministri Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë.
Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.
Britania ka ashpërsuar gjithashtu rregullat për “skllavërinë moderne” mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin. Që kur qeveria ngriti pragun për prova, Sunak tha se përqindja e kërkesave të refuzuara ishte trefishuar pothuajse nga 12 përqind në 42 përqind.