Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në një ndërtesë në lagjen Kola të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit.

Thuhet se në shënjestër të sulmit ishte një apartament në një pallat shumëkatësh.

Ky sulm në Bejrut ishte sulmi i parë që nga viti 2006 në një vend tjetër përveç lagjes Dahiye, ku Hezbollahu është i fortë.

Mediat lokale pretenduan se një anëtar sunit i Jamaat-i Islami ishte shënjestër e sulmit.

Nuk ka ende asnjë deklaratë nga autoritetet libaneze apo Izraeli në lidhje me sulmin./aa