Dhjetëra qytetarë serbë në Zveçan janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara të vendosura para ndërtesës së kësaj komune, duke protestuar kështu kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

 

Ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe për herë të parë nuk shihen në mesin e protestuesve.

 

Protestuesit herë pas here po dëgjojnë muzikë me këngë nacionaliste kushtuar Kosovës.

 

Ushtarët e KFOR-it në numër simbolik dhe pa armatim janë duke qëndruar përballë protestuesve.

 

Situata në këtë komunë aktualisht është e qetë./KosovaPress/