Një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar, PD mbledh sot pasdite kryesinë. Të mbetur pa kryetar demokratët kërkojnë më shumë kohë për të nisur procesin e zgjedhjeve.
Në mbledhjen e grupit duket se ka gjetur dakordësi propozimi i Gazment Bardhit që riorganizimi të nisë nga seksionet dhe degët si edhe të lihet më shumë hapësirë për të tjera negociata me PD e Rithemelimit.
Pas grupit parlamentar, Gazment Bardhi i paraqiti platformën krerëve të degëve, të cilët kundërshtojnë formulën e ristrukturimit të propozuar nga deputetët. Burime për Report Tv thonë krerët e degëve kanë kërkuar që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe të mos zvarritet procesi.
Çfarë ka parashtruar grupi i PD
Grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD.
Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.