Po merret sërish në pyetje Rozeta Dobi, pastruesja e cila disa ditë më parë deklaroi se nuk i kishte grabitur paratë në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, por kjo e fundit ja ka dhënë vetë. Ishte pikerisht kjo dëshmi që çoi në pranga ish-zyrtaren e lartë.

 

Ndërkohë sipas News 24, teksa Alda Klosi ndodhet ne burg, oficerë të OPGJ-së do të marrin në pyetje në komisariatin nr.3 në kryeqytet, Dobin, edhe më të gjatë, ndërsa parashikohet që ajo të pyetet për 4 orë.

 

Kjo pasi pak para arrestimit të Alda Klosit, Dobi u mor në pyetje për një kohë të shkurtër, ndërsa po ashtu ajo nuk ka dhënë emra konkrete të personave të tjerë të përfshirë.

 

Sakaq, prokuroria kërkon arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosin, ndërsa masa për të pritet të jepet nesër në orën 10:30.

 

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.