Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka folur sa i takon publikimit të tezës së provimit të anglishtes. Kushi u shpreh se pavarësisht publikimit të tezës, procesi nuk është cenuar.
“Detaj që nuk e cenon procesin.
Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon.”- tha ajo
Kujtojmë se teza e proviomit filloi të qarkullonte ne rrjet me zgjedhje alternative gjatë kohës që ishte duke u realizuar provimi, duke shkelur kështu edhe rregullor e MAS për provimet e maturës shtetërore 2023.