Ditën e sotme të dërguarit e SHBA dhe BE, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë zhvilluar takim me krerët e opozitës në Kosovë.

 

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të takimit dha një deklaratë për mediat duke theksuar se Kosova ndodhet në një situatë shqetësuese dhe të paqartë.

 

Ai shtoi se kemi mungesë plani mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pasur një dakordim me aleatët.

 

“Po futemi në një situatë shqetësuese të Republikës së Kosovës dhe për më tepër të paqartë.    Kemi mungesë plani dhe gatishmërisë së Kurtit për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbeten pasojat që mund të vijnë nga BE dhe SHBA. E kemi t ë vështirë ta pranojmë një gjendje të tillë. Është një gjendje e paparë për ne. Shpresoj që Kurti të reflektoj dhe sërish i bëj thirrje të reflektoj dhe i bëj thirrje dhe Osmanit të jetë më e zëshme në këtë situatë kritike të Kosovës”-tha ai.