Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës të kapur në tentativë për të transportuar 3 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës prej 500 eurosh për secilin prej tyre.
Në pranga kanë rënë O.B, 19 vjeç dhe F.Sh 34 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Të arrestuarit po transportonin nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët do t’i kalonin në kufirin me Malin e Zi në Shkodër kundrejt pagesës prej 500 eurosh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.