Pak minuta pas nisjes së provimit të gjuhës shqipe dhe letërisisë në maturën shtetërore është publikuar Teza e Gjuhës Shqipe.

 

Portali “Studentët denoncojnë” kanë publikuar në Instagram variantin A të saj.

 

Edhe në zhvillimin e provimit të anglishtes ndodhi e njëjta gjë. E pyetur nga gazetarët për këtë ngjarje, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se nuk e cenon procesin e Maturës Shtetërore.

 

30 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

 

Ndërkohë, maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, ai i Matematikës që do të zhvillohet më datë 13 qershor dhe provimi i katërt i lëndës me zgjedhje, që do të zhvillohet më 19 qershor.