Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim pasi i kishte marrë një automjet, një shtetasi, me anë të mashtrimit.

 

Në pranga ka rënë shtetasi Erjon Stomici banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi i ka marrë me qira një automjet, shtetasit F. M., ka bërë vetëm një pjesë të pagesës dhe më pas nuk e ka kthyer automjetin siç parashikohej në marrëveshjen me shtetasin F. M.

 

 

Si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Tiranës, është gjetur automjeti që kishte marrë 22-vjeçari.

 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.