Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako,  ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e GJKKO.

 

Ai do të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

 

Dako akuzohet për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ai

 

Po ashtu për masë sigurie do të dalin dhe ish-zyrtarë të tjerë të arrestuar.

 

Sipas raportimeve, Dako doli nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa u shoqërua me një furgon policie drejt GJKKO-së.

 

Seanca e sotme pritet të zgjasë, ndërsa do të zhvillohet me dyert të mbyllura.