Ngarkesa nga kondicionerët dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

 

 

Zjarri ra mëngjesin e sotëm në tarracën e godinës, në një ambient lokali. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në aksion u angazhuan 2 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse.

 

Pas shuarjes së zjarrit, tani po bëhet ajrosja e ambienteve.