Al Pacino ka reaguar për herë të parë për lajmin që pritet të bëhet baba në moshën 83-vjeçare.

 

Gjatë një video të shkurtër të postuar nga Daily Mail, aktori u pyet nëse ishte i emocionuar për shtatzëninë e të dashurës 29-vjeçare, Noor Alfalla.

 

Ai u përgjigj: “Ndihet si gjithmonë, e dini… Është shumë e veçantë. Gjithmonë ka qenë e veçantë”. Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare e aktorit të njohur është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

 

 

29-vjeçarja ka qenë e lidhur me Pacinon që nga prilli i vitit 2022. Ajo më parë ishte në lidhje me këngëtarin e The Rolling Stones, Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

 

Pacino aktualisht është baba i një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me ish të dashurën Jan Tarrant. Ai gjithashtu ka binjakë 22-vjeçarë, Anton dhe Olivia, me yllin e National Lampoon’s Vacation, Beverly D’Angelo.

 

Duket se Al Pacino do të ketë më shumë të përbashkëta me mikun e vjetër Robert De Niro, i cili gjithashtu u bë baba disa javë më parë, në moshën 79-vjeçare.