Këtë të enjte mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë për Vangjush Dakon dhe ish-zyrtareve të tjerë te bashkisë Durrës.

 

Sipas informacioneve avokati Petrit Ismaili, avokati mbrojtës i ish-kryebashkiakut të arrestuar për shpërdorim detyre 2 herë, ka mbërritur pak më herët në ambientet e SPAK.

 

Kujtojmë se në dosjen e SPAK  flitet për akuzat që rëndojnë ndaj Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Durrësit, për një pallat që thuhet se ka bërë 3 kate pa leje shtesë si dhe për një tender për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik.

 

Dosja jep me detaje se si u morën paratë nga buxheti i shtetit për të paguar kontratën e projektit dhe si Dako së bashku me punonjësit e tjerë anashkaloi raportin e KLSH-së për dëmin që po shkaktoinin në buxhet.