Jemi në sezonin e verës dhe temperaturat e larta, në rritje dita-ditës, favorizojnë edhe zjarret.
Shumë prej tyre ndodhin në mënyrë të qëllimshme ose nga pakujdesia e vetë qytetarëve.
Por kushtet atmosferike bëjnë që të marrin përmasa të mëdha, shpesh herë duke rrezikuar jetën e njerëzve por edhe banesat apo sipërfaqet tokësore.
Në Gjirokastër forcat e shërbimit zjarrëfikës kanë nisur edhe trajnimet në terren për të sensibilizuar qytetarët që të jenë më të kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe faktin që qyteti në fjalë është në mbrojtjen e UNESCO dhe ka një trashëgimi të pasur kulturore.