Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani drejtoi sot Këshillin e 48-të të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Me përfundimin e kryesimit të Shqipërisë, ministri Hasani theksoi progresin e bërë në nxitjen e bashkëpunimit BEDZ-BE, forcimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik për një rajon paqësor e të qëndrueshëm të Detit të Zi.

Ministri Hasani falenderoi të gjitha vendet anëtare për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë këtyre gjashtë muajve dhe i dorëzoi Presidencën Armenisë, duke rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë në misionin e organizatës për një rajon më të begatë dhe më të ndërlidhur./ata