Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, kanë trajtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, proceset e normalizimit Türkiye-Armeni dhe Azerbajxhan-Armeni, blerja e F-16-ve si dhe marrëveshjen e drithit të Ukrainës, transmeton Anadolu.

 

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme turke thuhet se Fidan dhe Blinken zhvilluan një bisedë telefonike.

 

Blinken uroi Fidanin për emërimin e tij si kryediplomat në kabinetin e njoftuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

 

Në bisedë u trajtuan çështjet si anëtarësimi i Suedisë në NATO, proceset e normalizimit Türkiye-Armeni dhe Azerbajxhan-Armeni, blerja e F-16-ve si dhe marrëveshja e drithit të Ukrainës.

 

Fidan dhe Blinken theksuan vullnetin e tyre për të biseduar sërish në një kohë të shkurtër për të diskutuar çështjet e përbashkëta të agjendës mes dy vendeve.