Kabineti izraelit i luftës, pavarësisht njoftimit nga Hamasi për miratimin e "propozimeve për armëpushim" që u përcollën nga Katari dhe Egjipti, tha se ka marrë vendim për vazhdimin e sulmeve në Rafah në të cilin janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.
Në një deklaratë nga Zyra për media e kryeministrisë izraelite thuhet se me vendimin e marrë me votë unanime për vazhdimin e sulmeve në Rafah, synohet "lirimi i pengjeve izraelite dhe arritja e qëllimeve të luftës".
Më tej thuhet se propozimi i pranuar nga Hamasi "është larg" kushteve të qeverisë së Tel Avivit por që Izraeli do të dërgojë një delegacion në Kajro për të diskutuar me ndërmjetësit marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve.
Dëshmitarët kanë thënë se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar intensivisht pjesën lindore të qytetit Rafah dhe se janë vërejtur lëvizje të automjeteve ushtarake në zonat pranë kufirit./aa