Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit Recep Tayyip ErdoÄŸan për personat që humbën jetën në tërmetet me qendër KahramanmaraÅŸ.

 

Duke iu drejtuar presidentit ErdoÄŸan, Scholz deklaroi se mësoi me pikëllim të madh se shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën nga tërmetet që goditën gjithsej 10 provinca, duke u shprehur: “Në emër të qeverisë dhe popullit gjerman, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella".

 

Scholz tha se Gjermania është e gatshme për ndihmë dhe mbështetje për të tejkaluar këtë fatkeqësi.

 

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistoriu,s gjithashtu postoi në Twitter se ushtria gjermane është e gatshme të ofrojë mbështetje të shpejtë për të prekurit nga kjo fatkeqësi./AA