Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet e tyre në Tulkarem, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, dhe kampet e refugjatëve Nur Shams dhe Tulkarem në qytet për ditën e dytë.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, Izraeli i zgjeroi bastisjet që nisi dje duke përfshirë disa lagje në vend.

Krahas zhurmave të shpërthimeve, herë pas here në rajon dëgjohen edhe përleshje me armë.

Forcat izraelite vazhdojnë të dëmtojnë infrastrukturën dhe pronat palestineze në kampet e refugjatëve të rrethuar Tulkarem dhe Nur Shams.

Nga ana tjetër, njoftohet se një mjet fluturues pa pilot i forcave izraelite bombardoi një zonë në kampin e refugjatëve Tulkarem dhe shumë persona mbetën të plagosur.

Përdoruesit palestinezë të mediave sociale shpërndanë pamje të shkatërrimit të shtëpive, vendeve të punës dhe infrastrukturës në kampin e refugjatëve Nur Shams.

Ushtarët izraelitë mblodhën gjithashtu shumë palestinezë nga kampi Nur Shams në një zonë dhe i morën në pyetje./aa