Kryetari i sapozgjedhur i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Türkiyes (TBMM) Numan KurtulmuÅŸ mori detyrën nga kreu i përkohshëm i Parlamentit turk dhe njëherësh kreu i Partisë Lëvizja Kombëtare (MHP) Devlet Bahçeli.

 

Përbërja e re e parlamentit turk zgjodhi mbrëmë Numan KurtulmuÅŸin si kryetar të ri, që është kandidat i përbashkët i subjekteve qeverisëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Partia Lëvizja Kombëtare (MHP).

 

KurtulmuÅŸ, deputet i AK Partisë nga Istanbuli, mori 321 vota në raundin e tretë të votimit dhe u zgjodh për një mandat dyvjeçar.

 

Në prag të dorëzimit të detyrës, KurtulmuÅŸ falënderoi paraardhësin e tij Bahçeli dhe theksoi se Türkiye la pas një periudhë dhe po hyn në një periudhë tjetër të re historike.

 

“Kjo mbledhja e 28-të e parlamentit shënon fillimin e vizionit të shekullit të Türkiyes. Ka shumë punë. Pres unitet dhe dialog. Mendimet tona mund të ndryshojnë, por të gjithë duhet të jemi në gjendje të përmbushim pritshmëritë e këtij kombi duke u takuar në baza të përbashkëta për të ecur përpara. Unë sinqerisht besoj se ky parlament do të bëjë gjëra pozitive në dialog”, tha KurtulmuÅŸ.

 

Duke folur në ceremoninë e pranim-dorëzimit, Bahçeli tha se kombi turk ka hyrë në një epokë të re me zgjedhjen e sotme të kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar.

 

“Si deputet, në prani të popullit premtoj se do ta mbështesim kryetarin tonë në të gjitha çështjet”, tha Bahçeli.

 

Kryetari i ri i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes Kurtulmush theksoi se populli turk i ka dhënë besimin e tij presidentit turk Recep Tayyip ErdoÄŸan dhe Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) edhe në këto zgjedhje.

 

Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ së bashku, krah për krah, më dhanë mundësinë për të formuar një Kuvend vërtet të fortë. Fillimisht, ne duam të shfrytëzojmë rastin për të falënderuar nga zemra popullin tonë për këtë mirënjohje”, tha KurtulmuÅŸ.

Duke vënë në dukje se ka 16 parti politike në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), Türkiyes tha se është një përbërje shumë e gjallë, polifonike dhe e larmishme e parlamentit.

 

“Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, populli ynë i tha botës se demokracia turke është një demokraci me standarde të larta. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e kombit duke përkushtuar jetën tonë, pa humbur asnjë minutë, me vetëdijen se këto detyra që na janë dhënë nga kombi ynë janë përgjegjësi që na janë ngarkuar”, përfundoi KurtulmuÅŸ.