Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd James Austin diskutoi me kreun e Kishës Katolike dhe presidentin e Vatikanit, Papa Françeskun për problemet në rritje të sigurisë në botë.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin u takua në Vatikan me Papa Françeskun.

Në takimin ku palët ndanë shqetësimet e përbashkëta lidhur me problemet e sigurisë globale, u theksua rëndësia për inkurajimin e paqes dhe stabilitetit në rajonet e prekura nga konfliktet.

Ata theksuan se duhet të vazhdohet bashkëpunimi për të lehtësuar vuajtjet e të prekurve nga lufta dhe konfliktet. Austin dhe Papa kanë potencuar rëndësinë e dialogut dhe dakordimit në zgjidhjen e konflikteve globale.

Austin përgëzoi përpjekjet e Vatikanit për ndihmë humanitare ndaj civilëve të prekur nga konfliktet dhe vlerësoi lidershipin moral dhe angazhimin e palodhur të Papës për "më të pambrojturit"./aa