Teksa po hynin në sallën e Kuvendit për të zhvilluar seancën plenare, e para që komentoi ishte Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se drejtësia do duhet të bëj punën.

 

“Drejtësia të bëjë punën e saj, ne nuk komentojmë”- thotë Kushi.

Një koment disi më ndryshe e pati deputeti socialist, Bujar Çela tha se Dako nuk ka qenë kolegu i tij.

 

“Nuk ka qenë ndonjëhërë kolegu im Dako. Se s’kam qenë anëtar kryesie. Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur.”- tha Bujar Çela.

 

Ka pasur edhe nga ata të cilët vetëm kanë përshëndetur, ose shpërfillur gazetarët për të dhënë koment.

 

Edhe Dashamir Shehi, u shpreh se drejtësia do duhet të bëjë punën, ndërsa deputeti socialist, Fadil Nasufi tha se përgjegjësia është personale.

 

“Distancimi politik është i nevojshëm. Secili mban përgjegjësi personale.”- tha Fadil Nasufi

 

“Kush ka gabuar do të pagojë. Jo për atë po për të gjithë.”- tha Shehu.