Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, është pyetur nga gazetarët për tensionet që shkaktuan mbështetësit e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD mbrëmjen e së martës.

 

Basha tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve.

 

“Dua t’i them çdo demokrati që edhe në rastin e vendimeve që do marr do udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë. Cila dhunë? Nuk i kam parë videot. E para e punës, e refuzoj dhe distancohem, dënoj me forcë çdo sjellje, me këtë rast, fjalët, banalitet që janë shkëmbyer në një moment tensioni, pjesë e të cilës fatkeqësisht kanë qenë edhe kolegë të medias. Duhet të jemi të kujdesshëm që dhe në momente tensioni të kujdesemi… ky nuk është modeli im.

 

Ky është model kundër të cilit jam ngritur që në ditën time të parë në politikë. Nuk jam i butë, jam i vendosur. Por nuk mendoj se kërcënimet nuk kanë vend në një demokraci që pretendojmë ta përfaqësojmë ne brezi i ri. Refuzoj çdo model të tillë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve kudo që janë që kur ka ngjarje të tilla të tensionuara, diferencat mes nesh t’i sheshojmë në mënyrë civile. Nuk duhet të tregojmë kush ka faj e kush s’ka faj. Kam bërë thirrje që dje t’i shmangemi klimës së tensionit”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.